Gjermania planifikon të dërgojë 4.000 trupa shtesë të NATO-s në Lituani, për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të aleancës, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

 

“Gjermania është e gatshme që ta stacionojë me afat të përhershëm një brigadë të madhe në Lituani”, ka thënë Pistorius gjatë një vizite në kryeqytetin lituanez, Vilnius.

 

Sipas ministrit gjerman, do të duhet të ndërtohen objekte për t’i akomoduar trupat.

 

Lituania i ka kërkuar vazhdimisht Gjermanisë që t’i dërgojë trupa ushtarake në territorin e saj, shkruan REL.

 

Lituania është në kufi me enklavën ruse, Kaliningrad.