Virologu Giorgio Palù, presidenti i Agjencisë Italiane të Barnave thotë se COVID-19 nuk është më një rrezik për botën. Në një intervistë për median italiane ‘Corriere’, Palù thotë se ka ardhur koha që të shpallet fundi i pandemisë.

 

“Duhet shpallur fundi i pandemisë. Besoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë është afër ta bëjë këtë”, tha ai.

Katër muaj më parë, Palù kishte thënë sot COVID është një virus pothuajse i padëmshëm për popullatën, ndërsa sot shkon më tej duke kërkuar që OBSH të shpallë fundin e pandemisë. Ai thotë se tashmë nuk ka ndonjë rrezik të madh nga virusi.

 

“Jo, nuk ka asnjë rrezik të madh. Sot ky virus është bërë shumë pak virulent, nëse jo plotësisht i padëmshëm. COVID pësoi disa mutacione, me variantin tashmë qarkullues të quajtur në mënyrë joshkencore Arcturus, shkaktar i të ftohtit dhe syrit të kuq tek fëmijët. Ka një inkubacion shumë të shkurtër, dy ditë në krahasim me shtatë-tetë fillestarët”, u shpreh ai.

 

Presidenti virolog i Aifa thotë se OBSH është gati ta shpallë fundin e pandemisë, vetëm po e vonon pasi do që të jetë e sigurt. Ai thekson se tashmë jemi në post-pandemi dhe këtë sipas tij e tregojnë të dhënat për vdekshmërinë apo edhe shtrimet që janë në rënie të vazhdueshme.

 

“OBSH përsëriti se pandemia, e shpallur si e tillë në fund të marsit 2020, është ende një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (Pheic), por ishte gjithashtu në fillim të janarit 2020 kur filloi gjithçka. Kaq shumë infeksione të tjera virale që nuk u bënë kurrë pandemi u emëruan. Ne presim sinjalin zyrtar të përfundimit. Sigurisht që po jetojmë në një kontekst që nga pikëpamja virologjike është padyshim post-pandemi. Kështu thonë edhe të dhënat për vdekshmërinë, incidencën, shtrimet italiane dhe ndërkombëtare, në rënie të vazhdueshme”, tha Giorgio Palù.

 

Koronavirusi u regjistrua për herë të parë në 2019 në Wuhan të Kinës. Në fund të marsit të vitit 2020, OBSH e shpalli pandemi.