Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas disa orësh për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen nga forcat serbe.

 

Begaj shkruan se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe të fillojnë me zbatimin e marrëveshjeve të darkodësuara në Bruksel dhe Ohër.

 

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”,-shkruan Begaj.