Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një bisedë telefonike kanë shprehur shpresën se epoka e re pas zgjedhjeve të fundit në të dy vendet është e favorshme për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe.

 

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidenti Erdoğan e uroi kryeministrin Mitsotakis pasi u betua si kryeministër i Greqisë.

 

Gjatë bisedës së tyre u theksua se prania e qeverive të fuqishme, duke fituar besimin e popujve të tyre në të dy vendet, paraqet një mundësi për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

 

Muajin e kaluar, presidenti Erdoğan u shpall fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale turke të 28 majit me 52,18 për qind të votave, vetëm dy javë pasi aleanca e tij elektorale fitoi gjithashtu një shumicë në parlament.

 

Mitsotakis rimori kryeministrinë greke pas zgjedhjeve të fundjavës, në të cilat partia e tij konservatore, Demokracia e Re, fitoi mbi 40 për qind të votave./AA