Palestina ka dhuruar 20 mijë çanta gjumi me vlerë 500 mijë dollarë për viktimat e tërmetit në Türkiye.

 

“Donacioni është pjesë e një ndihme palestineze të shpallur nga Ministria e Vakëfeve Fetare”, tha ministri Hatem al-Bakri në një konferencë për media në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor.

 

Ai tha se rreth 4.800.000 shekelë (1.37 milionë dollarë) janë mbledhur deri më tani për viktimat e tërmetit.

 

“Rreth 500 mijë dollarë nga këto donacione u ndanë për blerjen e 20 mijë çantave të gjumit dhe ne mund të rrisim numrin e çantave bazuar në opinionin turk”, shtoi al-Bakri.

 

Sipas ministrit al-Bakri, fushata e donacioneve palestineze është planifikuar të zgjasë deri të premten.

 

Ministri palestinez të dielën do të vizitojë Türkiyen për të takuar zyrtarë të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe zyrtarë të tjerë turk për të ndjekur dërgimin e ndihmës në Türkiye dhe Siri.

 

Palestina tashmë ka dërguar një ekip prej 73-anëtarësh për të ofruar ndihmë për viktimat e tërmetit në të dy vendet.

 

Nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca në Türkiye, si dhe disa vende të rajonit./AA