Transforimi i piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në rajon ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

 

Media e njohur franceze, “21 Minutes”, i ka kushtuar një artikull piramidës së Tiranës.

“Vepra që dikur i kushtohej një diktatori komunist sot është gati për t’u rikthyer në një qendër të teknologjisë ku të rinjtë do të kenë mundësinë për të krijuar të ardhmen e tyre”.

 

Më pas, shkruan “21 Minutes”, Piramida shërbeu si vendndodhje e zyrave të NATO-s, si ambient për ambasadën e SHBA, por gjithashtu shërbeu si lokal, klub nate, studio televizive.

 

Duke bërë një kronologji të ngjarjeve që ndodhen më tutje, në artikull thuhet se pasi dështoi projekti për ta kthyer objektin në teatër, ai u la i braktisur dhe në harresë për shumë vite ndërkohë që sot ajo është e rinovuar , gati për të zhvilluar kurse të teknologjisë.

 

Programi i edukimit digjital që ka për qëllim të aftësojë të rinjtë në këtë fushë, krahasohet me ato të qyteteve si Parisi apo Belini. “Ky program i edukimit digjital ekziston tashmë në qytete si Parisi apo Berlini. Në Tiranë, ai ka si qëllim të aftësojë të rinjtë në fushën digjitale”.

 

Drejtoresha e TUMO Tirana, Shqipe Berisha shprehet për median franceze se njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë në këtë qendër do u shërbejnë atyre për të ardhmen.

 

“Të gjithë njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë këtu, do u vlejnë atyre tani, por kryesisht do u shërbejnë në të ardhmen , çfarëdo lloj profesioni ata do të zgjedhin të ushtrojnë në të ardhmen”, shprehet Shqipe Berisha (drejtoreshë e TUMO Tirana) për median franceze.

 

Në maj të këtij viti përfundoi rikonstruksioni i Piramidës që pritet të kthehet në qendrën rajonale më të madhe në vend për inovacionin.