Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, kurorëzuan disa ditë më parë dashurinë e tyre në martesë. Çifti vendosën të organizonin një ceremoni private me familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë në Toskana të Italisë.

E përgjatë këtyre ditëve, moderatorja ndarë me ndjekësit e saj, disa nga momentet dhe detajet e veçanta gjatë organizimit të ceremonisë duke mos zbuluar asgjë më shumë.

 

E teksa të gjithë janë ende kurioz dhe dëshirojnë që moderatorja të ndajë më shumë detaje për publikun nga dita e saj e veçantë, ajo sërish ka zgjedhur të qëndroj e rezervuar.

 

Dyshja kanë qenë të ftuar së fundmi në Suharekë, ku pas përfundimit të festivalit që u organizua, Arbanës iu drejtuan disa pyetje në ldhje me dasmën ku ajo i bën të ditur moderatorit se nuk ka ardhur për të folur për atë temë.

“Ne nuk jemi këtu për të folur për dasmën’-përgjigjet Arbana duke insituar që të mos pyetet më për dasmën.