Kryeministri Edi Rama i ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë.

 

 

Ai ka publikuar një foto të një pëllumbi i cili fluturon mbi një xhami dhe shkruan: Gëzuar Kurban Bajramin!

 

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skënderbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit në orën 06:00.

 

 

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

 

Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin dhe festohet anembanë botës nga të gjithë besimtarët myslimanë.