Një 41-vjeçar shqiptar i arrestuar në vitin 2008 për trafik droge në Itali është shpallur i pafajshëm pas 15 viteve.

 

Gjyqi në të cilin u akuzua një shtetas shqiptar u mbyll pas 15 vitesh me pafajësi, i cili në vitin 2008 u arrestua nga policia me akuzën se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Në shtator të atij viti, 41-vjeçari së bashku me 3 bashkatdhetarë të tjerë, kishin përfunduar në shënjestër të policisë, pasi dyshonin se të tre kishin ngritur një sistem për furnizimin e disa zonave të Italisë me sasi të mëdha droge.

 

Sipas teorisë së prokurorisë italiane, 41-vjeçari do të kishte qenë marrës i 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar. Hetuesit kishin rënë në gjurmët e korrierit, i cili ishte arrestuar me drogën dhe në pranga me të kishin përfunduar edhe bashkëpunëtorët e tjerë.

 

Gjatë procesit, mbrojtja e 41-vjeçarit, e ndjekur nga avokati Giuliano Renzi, tregoi pafajësinë e klientit të tij, duke nënvizuar se kontaktet me korrierin kufizoheshin në disa telefonata.

 

Vetë shqiptari, i dëgjuar nga gjyqtarët, mbrohej gjithmonë duke pretenduar se kishte vetëm kontakte sporadike me anëtarin e tretë të grupit.

 

Për këto arsye gjyqtarët e Bordit të Gjykatës së Riminit e shpallën të pafajshëm 41-vjeçarin nga të gjitha akuzat.