Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan sot se gjetën 3.2 ton kokainë që notonte në det, e gjetën dhe e sekuestruan.

 

Droga mendohet se ka një vlerë të përllogaritur prej gati 300 milionë eurosh, e cila sipas tyre ishte e destinuar për tregun australian.Policia e Zelandës së Re tha në një njoftim për shtyp se droga u gjet duke lundruar në Oqeanin Paqësor gjatë një operacioni të përbashkët me doganën dhe marinën.

 

 

Një foto e publikuar nga policia për mediat tregon ngarkesën përpara se të tërhiqej, në rrjeta që duket se mbajnë në det bova.

 

Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë fazë.

 

Sasia e drogës e sekuestruar është "një nga më të mëdhatë" që kanë gjetur ndonjëherë autoritetet e Zelandës së Re, tha në një deklaratë për shtyp shefi i policisë së Zelandës së Re, Andrew Koster.

 

Sekuestrimi i jep një goditje të rëndë krimit të organizuar, por ne do të "mbetemi vigjilentë", veçanërisht duke pasur parasysh se ku mund të shkojnë trafikantët për të "shmangur tërheqjen e vëmendjes së zbatimit të ligjit", shtoi ai.

 

Sipas Bill Perry, ushtrues detyre i shefit të Shërbimit Doganor të Zelandës së Re, sasia e sekuestruar vlerësohet të jetë 500 milionë dollarë NZ (320 milionë dollarë amerikanë, rreth 298 milionë euro).