Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, ku  një motor ka goditur nga pas një automjet. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

 

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. A., 41 vjeç,  pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin Sh. P., 64 vjeç.

 

Nga përplasja është dëmtuar 41-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.