Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në Velipojë teksa po lahej në det.

 

Sipas informacioneve zyrtare, i moshuari ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det.

 

Mësohet se i moshuari u dërgua pa shenja jetë në qendrën shëndetësore të Velipojës.

 

“Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç.

 

Policia bën me dije se ky i fundit dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det”, tha policia.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.