GJKKO ditën e sotme ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani, i cili u arrestua ditë më parë për korrupsion.

 

Kapetani ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës ku ka mohuar akuzat që i janë bërë.

 

Por SPAK pretendon se Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish-pronarëve, të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

 

Kapetani akuzohej  për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Ndërkohë për këtë çështje janë lënë në arrest shtëpie dy shtetas dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për 6 të tjerë , për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas prokurorisë shumat që u merreshin qytetareve varionin nga 30 mijë ne 300 mijë lekë.