Kjo e premte do të karakterizohet nga kthjellime gjatë paradites, ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira por edhe reshje shiu në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

 

Por gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike pa vranësira apo reshje.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat parashikohen të jenë të larta, duke qëndruar konstante në mëngjes, por gjithsesi mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre me vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor.