Një aksident i frikshëm, që mund të kishte shkaktuar vdekjen e dy të rinjve që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.

 

Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale K.R, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.