Viti ri shkollor, do t’i gjejë nxënësit me një numër më të paktë në klasa. Udhëzimi i ri Ministrisë së Arsimit thotë se të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara, duhet të ulin numrin nga 35 në 30 nxënës në klasë.

 

Ky vendim ka për qëllim rritjen e cilësisë së orës mësimore, si dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

 

Ky nuk është i vetmi vendim i marrë për vitin e ri shkollor. Ndër të tjera thuhet se në shkollat ku numri i nxënësve arrin mbi 800, shkolla do të ketë tre nëndrejtorë. Rritja e numrit të nëndrejtorëve ka si qëllim një menaxhim më efektiv të shkollave, monitorim dhe rritje të vëmendjes për nxënësit.

 

Edhe për të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve, me qëllim plotësimin e nevojave dhe kërkesave që ka kjo kategori e shoqërisë.