Më shumë se 9 ditë pas incidenteve dhe përplasjeve me muxhahedinët, Policia e Shtetit ka forcuar masat në kampin Ashraf 3 që ndodhte në Manzë.

 

Një patrullë policie do të jetë e stacionuar në hyrje të qendrës, ku do të kontrollohen çdo hyrje-dalje nga forcat e Antiterrorit.

Duke iu referuar hetimeve të prokurorisë, do të kontrollohen të gjitha lëvizjet e banorëve të kampit, për shkak se ka dyshime se mos nxirren jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit.

 

Kujtojmë se incidentet e 20 qershorit sollën reagime të forta në politikën vendase dhe të huaj.