Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm dënoi me burgim të përjetshëm Elton Bengaj për vrasjen e bashkëshortes Sabrina Bengaj.

 

Ngjarja ndodhi në 10 shtator 2021 në qytetin e Fierit. Çifti kishte 1 fëmijë, kujdestaria e së cilës i ka kaluar prindërve të viktimës.

 

Sabrina Benga u vra me kallashnikov nga ish-burri i saj në banesën e prindërve në fshatin Zhupan të Fierit, një vit më parë. Autori u arrestua pak orë më vonë pas ngjarjes së rëndë.