Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij, shtetasit F. I.

Informacion paraprak/Rreth orës 02:45, shtetasi D. L., 26 vjeç, banues në lagjen Guerrile, ka njoftuar se kishte zjarr në derën e banesës së tij (derë me xham) dhe si pasojë ishte thyer xhami i kësaj dere. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.