Kreu i SPAK, Altin Dumani ka nënshkruar një marrëveshje kryeprokuroren europiane, Laura Codruța Kövesi, e cila konsiston në vendosjen e urave të bashkëpunimit në hetimin financiar për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publik.

 

 

Sipas marrëveshjes, është rënë dakord që të lehtësohet bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale dhe të shkëmbejnë informacione mes të dyja palëve në hetimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike.