Dy vatra zjarri aktive në sipërfaqet pyjore të Pukës. Zjarret janë shfaqur në pyjet pranë fshatit Kishagji dhe në pyjet e Buzhalës.

 

 

Zjarri pranë fshatit Kishagji u shkaktua nga shkarkimet atmosferike gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa në Buzhalë nuk dihen arsyet ende.

Zjarri në Kishagji të Pukës rrezikoi fshatin dhe ish-magazinat e rezervave të shtetit, por aktualisht është vënë nën kontroll.

 

 

 

Në Buzhalë vijon puna për shuarjen e flakëve në pyje dhe nuk ka rrezik për banesat. Të angazhuar në shuarjeve e flakëve janë shërbimi zjarrfikës, ai pyjor dhe punonjësit e shërbimeve të bashkisë.