37 vjeçarja e cila ishte larguar nga banesa e saj në Fier katër ditë më parë është gjetur.

 

Njoftimi i policisë:

 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.06.2023, për largimin nga banesa të shtetases S. H., 37 vjeçe, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur gjetjen e kësaj shtetaseje. 37-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.