Një 13 vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat të  Dibrës.

 

Policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme familjarët e tij kanë bërë denoncim për zhdukjen e të miturit, por gjatë kërkimeve që zgjatën për 2 orë, policia e ndihmuar dhe nga banorët e zonës e gjetën E. S., të mbytur në liqen.

 

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.