Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Një automjet tip “BMË”, i drejtuar nga shtetasi me inicialet O. H., 41 vjeç, ka aksidentuar një 33-vjeçar,i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, gjatë transportimit për ne spital.

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

 

“Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor). Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.