Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. Janë vrarë me armë zjarri babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, përkatësisht 57 dhe 31 vjeç.

 

 

Mbrëmjen e së mërkurës dy viktimave, persona të paidentifikuar iu kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Gjatë ditës së sotme kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend.

 

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

 

Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

 

 

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.