Tirana është kthyer në një “magnet” për tërheqjen e turistëve të huaj, të cilët e gjejnë qytetin mjaft atraktiv dhe të ndryshuar, krahasuar me disa vite më parë.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Sheshi “Skënderbej”, i mbushur me turistë të të gjitha kombësive. “Tirana e pushtuar si asnjëherë në gusht”, shkruan ai.

 

Investimet në kryeqytet, si dhe pasuritë kulturore po tërheqin gjithmonë e më shumë turistët e huaj.

 

Në sheshin “Skënderbej” në një ditë normale mund të gjesh me qindra turistë të huaj të kombësive të ndryshme, ku Piramida, Muzeu Historik Kombëtar, Kulla e Sahatit, Bunk’Art, etj, janë disa prej vendeve të tjera që ngjallin kureshtje për ta.