Punonjësit e qendrës së prodhimit të naftës Gorisht bojkotojnë punën. Arsyeja është për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre për ngritje page, e premtuar kjo disa herë nga stafi drejtues i kompanisë Albpetrol, ku në krye të administratës është Eltar Deda.

 

 

 

Në sektorin e naftës Gorisht janë rreth 300 punonjës, të cilët janë me një stazh pune mbi 20-vjeçare. Punonjësit kanë bojkotuar punën pa e braktisur vendin e punës.

 

Punëtorët pohojnë se gjatë orëve të natës, drejtuesi Eltar Deda ka shkuar në sektorët e punimit së bashku me përfaqësues të Albpetrol dhe kanë ushtruar presion duke i kërcënuar se do i heqin nga puna nëse vazhdojnë grevën.