Hungaria ka kundërshtuar planet e Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian për t’i ofruar më shumë para Ukrainës.

 

 

Gjatë samitit të BE-së së mbajtur në Bruksel, kryeministri hungarez Viktor Orban, vuri në dukje se kërkesa e komisionit për Hungarinë për të kontribuar më shumë para është ‘qesharake’.

 

Bashkimi Evropian ka plan t’i ofrojë Ukrainës 50 miliardë euro ndihmë për 4 vitet e ardhshme.

 

 

“Një gjë është e qartë: ne hungarezët nuk do t’i japim më shumë para Ukrainës nëse nuk na thonë se ku shkuan rreth 70 miliardë euro të mëparshme. Ne e shohim krejtësisht qesharake dhe të paarsyeshme që duhet të kontribuojmë më shumë para për Ukrainën”, u shpreh Orban.

 

Hungaria dhe Polonia janë të vetmet vende të BE-së që nuk kanë marrë fonde nga Fondi i Rimëkëmbjes, pasi Komisioni Evropian ka bllokuar lirimin e tyre, duke akuzuar qeveritë nacionaliste të dy shteteve për minimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë.