Pasi takoi kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Mbretin Charles III, në Bckingham Palace.

 

 

Mbreti do të mbajë një prononcim për mediat me Zelenksyn, pasditen e sotme në pallatin mbretëror.

 

 

Me Sunak-un, presidenti ukrainas foli për ofensivën ruse, trajnimin e trupave nga britanikët dhe sanksionimin e oligarkëve rus, kryesisht atyre të përfshirë në luftë në mënyrë indirekte ose jo.

 

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Britani që prej fillimit të luftës nga Rusia.