Shtetërore të Kadastrës, ndërsa konfirmoi se “rritja e pagave të punonjësve të Kadastrës do të jetë shumë e konsiderueshme”.

 

Rama theksoi po ashtu se pret dorëheqje masive nga Kadastra.

 

“Sot jam i çliruar. Është një revolucion i jashtëzakonshëm që na çliron të gjithëve. Pres dorëheqje masive nga Kadastra. E para, punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankierë, jo banakiere, prandaj do t’ju lutesha shumë mos të bëni më asnjë ndërhyrje për askënd, “se ky na ka sjellë kaq vota, se ky na ka dhënë fitoren, se ai na ka dhënë triumfin, se pa këtë nuk fitonim dot, se duhej dhe ai se është një faktor, por janë dhe dy faktorë të tjerë që duhen ndihmuar, se ata tre të tjerët…”, sepse nuk funksionon”, tha Rama.

 

Po ashtu, kryeministri siguroi se rritja e pagave të Kadastrës do të jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit e Kadastrës duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët”.

 

“Unë përfitoj nga rasti që t’i bëj apel të gjithë atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra kërkon, që të aplikojnë sepse realisht janë të domosdoshëm. Ndërkohë që natyrisht brenda Kadastrës ka plot njerëz që e dinë punën. Shpresoj që një pjesë e tyre të mbeten. Kush do të iki do të jetë më shumë se sa i falënderuar që po shpëtojmë prej tij, por kush do të qëndrojë do të vazhdojë trajnimet, do të vazhdoje kualifikimet sepse drejtorja tha një gjë, certifikimi i kadastrës. Kadastra duhet të certifikohet si institucion i standardeve europiane e duhet të marrë të gjitha ISO-t e nevojshme”, tha Rama.

 

Kryeministri shprehu besimin se me këtë reformë i bëhet shërbimi më i madh atyre që iu nxihet jeta për të rifreskuar një titull pronësie.

 

“Kemi mbledhur vulat e njoma, sepse vulat e njoma ishin si armët. Pa llogaritur këtu krimin e madh të AMTP-ve, letrave të dhëna rrugëve deri para pak kohe, jo për tokë bujqësore, por për shkëmbinj, për shkrepa, për ujin e detit. Gjëra të tmerrshme që ne i kemi trashëguar pjesën më të madhe, po nuk është se nuk kanë ndodhur edhe më pas. Kanë parë detin të kufizuar si pronë e patundshme. Që të mos them që letrat që janë rrugëve në formën e ankesave, kërkesave, njohjeve, stërnjohjeve, janë dyfishi i sipërfaqes së Republikës së Shqipërisë. Shqipëria ka 28 mijë kilometra katrorë, pretendime për pronë janë 40 mijë kilometra katrorë dhe ngaqë s’kanë ku futen në hartën e Shqipërisë, janë mbi njëra-tjetrën dhe prandaj mbi një pronë gjen 3 palë pronarë nëpër këto letra. E gjithë kjo, në formën e kalvarit dorë për dore të viktimës me xhelatin, mbaron”, tha ai.