ëshilli i Ministrave vendosi sot kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara.

Në vendimin e  qeverisë thuhet se, vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 251 170 138,99 lekë, për sipërfaqen 28 682,6 m².

Kompensimi financiar jepet për pronarët e  pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Durrës, Kukës, Elbasan, Kamzë-Vorë, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Lezhë dhe Pogradec./ata