Nga e shtuna e 1 qershorit e deri më 15 shtator do të ndalohet puna në kantieret e ndërtimit, si në ato të subjekteve private ashtu dhe në infrastrukture. Punimet pezullohen, tha Prefektja e qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni, gjatë mbledhjes së task-forcës për turizmin.

“Pezullohen të gjitha punimet. Firmat duhet ti mbulojnë kantieret. Jo makineri te renda, jo matrapik, jo zhurma ne zonat turistike”, tha ajo.

Edhe pse jemi në prag të sezonit, në plazhin e Velipojës ende nuk janë caktuar stacionet e plazhit. Drejtori i Agjencisë së Bregdetit për Veriun, u shpreh se licensat për shfytezimin e rërës janë dhënë vetëm për 33 subjekte, nga 55 të tilla.

“18 kontrata janë shpërndarë sepse janë me afat 5 vjeçar. Për kontratat e reja kemi dhënë miratim paraprak për 55 subjekte, por janë lidhur deri tani vetem 32 kontrata. Besoj në ditët në vijim do të lidhen dhe kontratat e tjera”, tha ai.

Ndërsa Bashkia e Vaut të Dejës që është futur në hartën e turizmit me lumin e Shalës ka një problematikë tjetër. Kryetari i Bashkise Vau Dejes, Kristjan Shkreli ne fjalen e tij eshte shprehur se ne kete sezon eshte zgjidhur ceshtja e varkave pergjate liqenit te Komanit, por kerkoi nderhyrjen dhe rregullimin ligjor per bizneset ne lumin e Shales, pasi taksat i paguajne ne bashkine Shkoder nderkohe qe sherbimin e pastrimit e marrin nga Bashkia Vau Dejës.

 

“Këtë vit është zgjidhur problemi i varkave. Varkat i plotësojnë kushtet e sigurisë dhe pronarët e tyre kanë hapur licensat. Siguria është ok këtë vit. Dhe pastrimi do të jetë më mirë se çdo here tjeter, por gjithashtu duhet ti kërkoj bashkisë së Shkodrës mqs jemi këtu, sepse Lumi i Shalës, licensimin e ka në Shkodër, pra taksat bizneset i paguajnë në Shkodër, por mbeturinat i lënë në Vaun e Dejës. Ky është problemi që kemi ne dhe presim zgjidhje”, tha Shkreli.

Gjatë këtij takimi vemendja eshte perqendruar edhe tek rritja e sigurise, ku drejtori i policise se Shkodres Edmond Sulaj theksoi se do te kete shtim të efektiveve ne te gjitha pikat turistike, Velipoje, Shiroke, Koman, Theth, Razem, etc./Shqiptarja