Një person është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, ndërsa janë konfiskuar mbi 35 kilogramë lëndë narkotike (marijuanë).

 

Policia ka informuar se në shtëpinë e të dyshuarit J.B., ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike me peshë 35 kg e 581 gr, një peshore digjitale, një telefon e një makinë.

 

Ndaj të arrestuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.