Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatës, në perëndim të Selanikut.

 

 

Sipas informacioneve, 57-vjeçari shqiptar ka rënë nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00 dhe në rrethana ende të paqarta.

 

Rënia e 57-vjeçarit shqiptar ishte aq fatale sa vdekja e tij ishte e menjëhershme. Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.