Një video është bërë virale në media, ku shihet një grua duke bërë sërf dhe pranë saj shfaqet një peshkaqen duke e shoqëruar atë për disa momente në det të hapur.

 

Një nga frikërat më të mëdha të njerëzve në det është përballur nga një grua në Florida, SHBA.

 

Gjatë garës së sërfit, një peshkaqen e ka ndjekur atë pa e sulmuar.  Malea Tribble, e cila po konkurron në kampionatin e fibrozës cistike, një garë 83 miljesh nga Bimini në Bahamas deri në plazhin e liqenit Worth në Florida, nuk e humbi qetësinë gjatë momentit kur peshkaqeni po afrohej rreth saj.

 

Ajo gjendej në gjysmën e rrugës, pothuajse 40 milje nga Florida kur një pjesë e trupit të peshkaqenit u bë i dukshëm lart mbi ujë.

 

“Në fillim ndjeva disa ngacmime në fund të tabelës sime, por nuk i kushtova vëmendje”, tha Tribble për Fox 35.

 

Peshkaqeni bëri një kthesë të mprehtë duke lëvizur pranë gruas dhe ngadalë e ka ndjekur atë e më pas është larguar në ujërat e hapura.

 

Burri i Tribble, Rick, ishte i pari që e pa peshkaqenin dhe ishte në gjendje ta paralajmëronte gruan e tij pa e frikësuar dhe ta largonte atë “me qetësi dhe siguri” nga zona e rrezikut.

 

“BDuke parë reagimin e tij, e kuptova menjëherë se ishte një peshkaqen. Nuk e dija sa i madh apo saktësisht se ku ishte”, tha Tribble.

 

Kujtojmë që sulmet me peshkaqen janë shtuar kohët e fundit, sic ishte rasti i sulmit në Egjipt, ku një i turist i ri humbi jetën nga sulmi vdekjeprurës i peshkaqenit.