Pas Komisariatit të Policisë Sarandë, edhe Prokuroria do i nënshtrohet ndryshimeve në strukturën e saj.

 

 

 

Në mbledhjen e datës 27 qershor, Këshilli Lartë i Prokurorisë ka miratuar renditjen e Prokurorëve të cilët kishin kërkuar transferim në rrethet e tjera. Kështu në bazë të vendimit, pritet largimi nga Saranda i Prokuroreve Ilir Hoxha, Alba Dhima dhe Aurora Hajro.

 

Hoxha do të transferohet në Durrës ndërsa Dhima e Hajro në Vlorë. Vakancat pritet të zëvendësohen me magjistratët e rinj.