Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatitë Gurishtë.

 

Drejuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës tip “Benz”. Për pasojë, sikurse duket edhe në pamje, mjeti është përmbysur.

 

Mësohet se në makinë në momentin e ngjarjes ka qenë shoferi dhe një pasagjer. Ata janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Korçës.

 

Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të aksidenti.