Vlera e kompanisë Apple në treg tejkaloi 3 trilionë dollarë, një rritje e nxitur nga aksionet e saj që arritën një nivel të lartë rekord.

Çmimi i aksioneve të kompanisë globale të teknologjisë me bazë në SHBA u rrit duke arritur kulmin prej 192,60 dollarë për aksion.

 

Kapitalizimi i tregut të kompanisë arriti në 3,03 trilionë dollarë, një nivel i lartë historik.

 

Arritja vjen pavarësisht se Apple përjetoi një rënie në shitjet totale për të dytin tremujor radhazi, sipas rezultateve të fundit financiare të publikuara muajin e kaluar.

 

Shitjet neto ranë për 2,6 për qind në 94,8 miliardë dollarë për tre muajt e parë të vitit. Shifra është në rënie nga pothuajse 97,3 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Aksionet e kompanisë Apple kanë qenë në rritje javët e fundit pasi më 5 qershor u prezantuan kufjet e reja Vision Pro, për të cilat kompania i cilëson si “kufje kompjuterike hapësinore” dhe “kufje me realitet të përzier” që mundëson që përmbajtja digjitale të “përzihet pa probleme” me hapësirën fizike të përdoruesve.