Prestigjozja New York Time ka publikuar një reportazh për jetën dy rusëve dhe ukrainasit që patën aventurën e tyre pranë ish uzinës ushtarake në Gramsh. Blogerja ruse, 34-vjeçarja Svetlana Timofeyeva, është në listën e kërkimit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve ruse. Ajo thotë për NY Times se ka aplikuar për azil politik në Shqipëri dhe thotë se “Burgu në Rusi është më i keq se këtu në Shqipëri”. Timofeyeva, tregon se nuk mund të udhëtojë pasi pasaporta është konfiskuar nga autoritetet shqiptare. Pa aparatet fotografike, të cilat u konfiskuan 34-vjeçarja thotë se nuk mund të fitojë para si dikur, duke bërë video dhe fotografi për dasma dhe evente korporatash. Fama si spiune ruse e ka ndjekur edhe në burg. Vetë i mohon akuzat duke thënë se tensionet gjeopolitike si pasojë e luftës në Ukrainë e kanë bërë atë që shumë bashkatdhetarë ta shohin me dyshim pasi vetë ajo e kundërshton luftën.
Timofeyeva thotë se grupi kishte vizituar uzina të tjera ushtarake në Shqipëri, por ata nuk kishin hasur kurrë probleme. Vetë Moska ka bërë kërkesë për ekstradimin e saj pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme në një objekt nëntokësor ushtarak në vitit 2018. Ekstradimin e quan hakmarrje pasi është rreshtuar kundra luftës me postimet që i bënte në Instagram me mbi 250.000 njerëz. Presidentin Putin e quante një gjysh të çmendur. 34-vjeçarja tregon dhe detaje nga jeta e saj per News York Times, ish bashkëshorti i saj ka punuar fotograf për grupin famëkeq ushtarak Wagner. Kur jetonte në Moskë ajo punoi me ministrinë e Kulturës dhe jo në inteligjencën ruse. 9 muajt në burg i kaloi duke mësuar shqip dhe vizatuar male. Shpreson shumë të eksplorojë Shqipërinë dhe të shihte atraksione te saj. Pyet nëse është spiunazh nëse merr një varkë për të eksploruar Sazanin. Mikhail Zorin, është i vetmi në arrest shtëpie. Ai ka pranuar që spërkati me piper rojet e uzinës së Gramshit pasi ata iu afruan dhe më vonë gjatë marrjes në pyetje nga policia tha se ai ishte një agjent rus. E pranova shprehet Zorin pasi isha i detyruar. 24 vjeçari ishte student në Pragë para se të udhëtonte për në Shqipëri. Kohen e kalon duke chatuar online me miqtë. Zorin, është gjysmë ukrainas, Rusia nuk ka kërkuar ekstradimin e tij nga Shqipëria, thotë se kur të lirohet nuk do të kthehet në shtëpi nga frika se mos e rekrutojnë dhe e dërgojnë të luftojë në Ukraine kundra vëllezërve të vet. Biçikleta e tij gati e çmontuar pranë apartamentit është dëshmi e pafajësisë së tij, me ironi Timofeyeva thotë e dëshpëruar se po të ishin pjesë e inteligjencës ruse të paktën do kishin marrë një makinë.
Zorin thotë se kishin zgjedhur uzinën e braktisur të armëve sepse dukej e shkatërruar, por pa e ditur se ishte një objekt ushtarak. Iu afruan dy burra dhe ai nuk e kuptoi se ishin roje nga paniku nxori sprajin me piper qe e mbanë me vetë në rast emergjencash. Gjatë marrjes në pyete thotë studenti oficerët e akuzuan se ishte spiun rus, pretendon se e kërcënuan dhe e rrahën dhe i ushtruar presion. Nga frika se mos i ndodhte diçka më e keqe, ai shpiku një histori: se agjencia e inteligjencës ruse i kishte kërkuar të spiunonte në Shqipëri dhe kishte thënë se familja e tij në Rusi do të përballej me pasoja nëse nuk do ta bënte. “E kuptoj që kjo ishte shumë budallallëk,” thotë Zorin për New York Times.
Deklarimi si spiun në ato momente ishte alternativa më e mirë shton ai. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai i quan deklarimet e Zoranit “krejtësisht të pavërteta”, duke shtuar se policia kishte vepruar “në përputhje të plotë” sipas procedurave standarde të punës duke respektuar të drejtat e njeriut.
Edhe prokurori Kreshnik Ajazi i hedh poshtë këto deklarata duke thënë se rojet ishin me uniforme dhe se 24 vjeçari nuk u torturua në asnjë mënyrë. Tre eksploruesit urbanë siç e quajnë veten, për të kursyer para jetojnë në një apartament të vogël me dy dhoma gjumi ndërsa miqtë dhe familja u dërgojnë para për shpenzimet. Ata kaluan 9 muaj në burg për akuzat e “sigurimit të informacioneve sekrete të karakterit ushtarak apo të çdo karakteri tjetër për t’i dhënë një fuqie të huaj, e cila cënon pavarësinë e vendit”. Tashmë atyre u ndalohet të largohen nga Shqipëria derisa të ngrihet një aktakuzë ose të rrëzohen të gjitha akuzat. Çështja pritet të “mbyllet” në gushtin e vitit 2024, afati i fundit për të ngritur aktakuzë ndaj tyre.