Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Gjykatën Speciale u shpreh se pret të shpallet i pafajshëm pasi akuzat e raportit të Dick Marty-t ndaj tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së nuk qëndrojnë.

 

Ai shtoi se ishte nënshtruar ndaj pyetjeve të bëra hetues të drejtësisë ndërkombëtare si në cilësinë e dëshmitarit ashtu edhe në atë të dyshuarit dhe si rrjedhojë kërkoi shfajësimin nga të gjitha akuzat për shkak se asnjë prej tyre nuk është provuar.

 

 

“Sapo raporti i Dick Martyt mbushi mediat me akuzat e sajuara, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik organesh në Kosovë. Tani e dimë se si unë, si të tjerët jemi shfajësuar nga këto akuza. Unë pres të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi. Jam intervistuar nga të gjithë mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare qoftë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit. Kjo ka qenë e gjitha transparente. Askush nuk duhet ta shkruajë historinë ashtu, unë kam besim në paqe dhe drejtësi”- u shpreh Thaçi.

 

Ish-kreu i UÇK-së, Hashim  Thaçi ka dëshmuar përpara gjykatës së Hagës, se është i pafajshëm dhe se prova më e madhe është historia e Kosovës.

 

 

‘Jam i pafajshëm për të gjitha këto akuzë po jam gati të përballem me këtë sfidë të re. DO të kem sukses, për familjen, popullin dhe vendin tim. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politikisht kur u pushkatua familja Jashari. Populli i Kosovës bënë atë që do bënte çdokush. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot, jam i lumtur që Kosova është e pavarur, demokraci. Kosova është histori suksesi. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe axhe nda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Emocionet, motivet të secilit karakter politik nuk duhet të nënkuptohen si fakte. Kjo vlen edhe për disa botime apo në opinione të aktorëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, jo çdo pjesëtar i luftës s’ka qenë bashkudhëtar me ne. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë por ne kemi dëshmi historikë dhe faktike të regjistruar atë kohë. Dhe për këtë, duhet të kthehemi ato dëshmi. Më vjen keq që s’dëgjojmë dot Albright në këtë sallë dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjerë. Adem Demaçit, Rugovës etj. Ata do dëshmonin atë që kam bërë dhe thënë atë kohë. Besuam në vetën tonë për të qemë të lumtur. Pa ndihmën e SHBA-ve s’do ishim kurrë të lirë. ‘- tha Thaçi.