Teksa në sencën plenare të ditës së sotme, parashikohet që të prezantohen 5 raporte të institucioneve të larta të drejtësisë në vend, ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat.

 

Berisha u shpreh se gjithçka po bëhet për formalitet dhe këto prezantime nuk kanë vlerë.

 

Po ashtu gjatë fjalës së tij Berisha hodhi akuza të forta ndaj deputetëve duke thënë se në Parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se sa në burgun 313.

 

“Njeriu i vetëm në Europë dhe në botë që ka 4 familjarë, po kryeson debatin për organet e drejtësisë. Nuk ka tallje më të madhe dhe cinizëm më ekstrem. Gjithçka është bërë në kundërshtim me nenet dhe rregulloren. Të gjitha institucionet e drejtësisë të këtij sistemi që nuk u ofrojnë më drejtësi shqiptarëve, i cili për shkak të gjahut të shtrigave, për shkak të vetingut mbi kritere politike, fetare dhe krahinore, u shkatërrua plotësisht. Sot aty ku ishin 75, sot janë 17 gjyqtarë. 130 mijë dosje presin. Shqiptarët nuk marrin më drejtësi. Të gjitha duan t’i mbyllin me 5 raporte brenda pak orësh. Në Parlament janë kriminelë të rrezikshëm, më të rrrezikshëm se sa në burgun 313, njerëz të njohur, me dosje të rëndë, qoftë kriminelë elektoralë apo kriminelë të tjerë që qaekullojnë në dosje të gjykatave dh eProkurorive. Po bëhet gjithçka për një formalitet, debat pa vlerë në Parlament. Sot, është ditë e qytetarëve në Parlament”-tha Berisha.