Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përshëndeti sot ardhjen e ish- Presidentit të SHBA-ve Bill Klinton, në Tiranë.

 

Në fjalën e saj, në seancën e sotme plenare, Tabaku theksoi se Klinton ka bërë shumë për Kosovën.

 

“E para, në emër të PD-së i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton, në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët”, tha Tabaku, ndërsa risolli në vëmendje qëndrimin e tij pas luftën në Kosovë: ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen.

 

Por Tabaku vuri në dukje se vizita e Klintonit në Tiranë duhej përshëndetur nga Kuvendi.

 

“Do kish qenë normale që ky Parlament t’i uronte mirëseardhjen, por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private”, u shpreh Tabaku.