Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës në Francë, pasi po përpiqej të shuante flakët në një parking nëntokësor. Mediat e huaja raportojnë se viktima është Gerald Darmanin, 24 vjeç.
Protestat e dhunshme në Francë vijnë pas vdekjes së Nahel Merzouk, 17 vjeç, i cili u vra gjatë një ndalese trafiku nga efektivët e policisë.
Më shumë se 3,000 njerëz janë arrestuar në trazirat që kanë përfshirë gjithashtu dhunë dhe plaçkitje. Vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar, më shumë se 150 persona u arrestuan, ndërsa të paktën tre nga 45,000 oficerët e policisë të vendosur u plagosën.