Me mijëra shqiptarë pas viteve ‘90 me anije e më pas gomone mbërritën në La Amerikën e ëndrrave të tyre, Itali duke kaluar kanalin e Otrantos.

Sot La Amerika e shqiptarëve është ishulli anglez nga ku vetëm vitin e shkuar shkuan me gomone mbi 12.000 shqiptarë.

 

Ky zhvillim që prodhoi shumë debate mes politikanëve anglez, edhe falë profesionit të saj nuk i ka shpëtuar vëmendjes së notares Eva Buzo.

Në një intervistë për Top Channel, Eva shpreh pikëpamjen e saj edhe si një avokate emigracioni për ata mijëra shqiptarë të cilët duke vënë jetën në rrezik kaluan me gomone kanalin e La Manshit i kthyer tashmë në La Amerikën e jo vetëm shqiptarëve.

 

“Mendoj se është një tjetër këndvështrim dhe domethënie, unë gjithashtu kam një pasaportë britanike dhe kohët e fundit të gjithë kanë qenë të vëmendshëm për kalimin e kanalit të La Manshit drejt Britanisë me emigrantët shqiptarë. Ndërkohë unë një qytetare britanike, avokate emigrantësh që punoj shumë me ta dhe që kthehem pas në Shqipëri me not. Megjithatë unë e pata planifikuar më herët këtë not, për gjyshin tim që ishte një njeri shumë i mirë, i ndershëm që i filloi studimet këtu dhe I përfundoi më pas në Australi”, tha Buzo.

 

Përballë një situate ku shqiptarët janë vendosur në shënjestrën e retorikës së ashpër të politikanëve dhe komentatorëve britanik Eva Buzo thotë: Unë dua shumë që njerëzit të flasin mirë për Shqipërinë, për bukuritë e saj, për plazhet për çdo gjë. Mund ta lexoni sido domethënien e kësaj ngjarjeje por unë e bëra të gjithë këtë, për nder dhe krenari të trashëgimisë kulturore dhe të prejardhjes.