Një aksident ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme ku një 62-vjeçar, këmbësor, është përplasur nga një automjet.

Policia bën me dije se i aksidentuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “28 Nentori”, shtetasi R. G., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen“, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin V. C., 62 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.V