Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu caktua këtë të premte masa e paraburgimit.

 

REL raporton se gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti.

 

Vendimi erdhi në limite të afatit 48 orësh pas ndalimit policor. Autoritetet e Prishtinës thonë se Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi u rrëmbyen nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

 

Ndërkohë situata në veri të Kosovës vijon të jetë problematike.

 

Një grup protestuesish serbë kaluan kordonin e KFOR dhe u vendosën para godinës së komunës në Leposaviç. Protesta ndodhi kur ministri Krasniqi hyri për të takuar kryetarin e komunës, Liburn Aliu.

 

Ndërkohë 4 shpërthime kanë ndodhur gjatë natës në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Policia thotë se dyshohet se ato u hodhën nga një automjet, i cili ishte në lëvizje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Ndërsa në pikën kufitare në Jarinjë janë krijuar radhë me kamionët që kanë ndaluar dhe presin, pas bllokadës që i ka vendosur qeveria e Kosovës mallrave serbe.