Kjo është banesa e Gentian Bejtjas që u sulmua me breshëri kallashnikovi mbrëmë pas mesnate.

 

Si pasojë e të shtënave kunati i tij Ramazan Sino u vra dhe u plagosën dy djemtë etij.

 

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ky i fundit.

 

Pas të shtënave, vrasësit u larguan me shpejtësi dhe dogjën makinën në zonën e lapidarit në Tapizë.

 

Sipas informacioneve, dyshohet se makina ishte pa targa dhe e vjedhur në Tiranë. Brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë.

 

Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.