Intensiteti i protestave të dhunshme në Francë, pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga një efektiv policie shënoi rënie në ditën e gjashtë të trazirave. Përjetimet e këtyre ditëve i ka rrëfyer kryebashkiaku i Neuilly-sur-Marne.
Pas situatës së tensionuar, ku dukej se dhuna dhe kaosi nuk do të ndaleshin kurrë, Franca më në fund ka gjetur sërish qetësi dhe ka arritur të vendosë në vend rendin dhe rregullin e munguar prej ditësh.Gjatë netët e shoqëruara me përleshje dhe dhunë nuk kanë qenë aspak të lehta për qytetarët dhe sidomos për zyrtarët të cilët kanë zgjedhur të jenë në krye të detyrës.
Kryebashkiak i Neuilly-sur-Marne, Zartoshte Bakhtiari thotë se nuk ka fjetur më shumë se tre orë në natë që nga fillimi i trazirave në Francë një javë më parë.
Natën, ai patrullonte nëpër rrugët e Neuilly-sur-Marne së bashku me stafin dhe këshilltarët e tij bashkiakë deri në orën 04:00 ose 05:00, duke sinjalizuar policinë për trazira të mundshme rreth zonës.
"Brenda ditësh, ne ishim në ferr," thotë kryebashkiaku.
Të martën, ai do të shkojë në Pallatin Elysée së bashku me 200 kryetarë të tjerë bashkie për të diskutuar krizën me presidentin francez Emmanuel Macron.
"Ajo që po ndodh tani është rezultat i viteve të dobësisë nga politikanët dhe vendimeve që nuk janë marrë," thotë Bakhtiari.
"Është një problem autoriteti sepse këta rebelë nuk kanë frikë nga drejtësia. Ata mund të shkojnë në gjykatë, por ata kthehen në shtëpi disa orë pas gjyqit thjesht sepse ne nuk kemi mjaftueshëm vende në burg në këtë qark të Paris. Ne nuk mund ta mbështesim këtë lloj dobësie nga shteti”, u sh-preh kryebashkiaku.
Jashtë zyrës së tij në bashkinë e qytetit është akoma një muri i djegur i stacionit të policisë lokale të qytetit.
"Ata u hodhën mbi këtë mur në orën 1 të mëngjesit me një bidon benzinë," shpjegon kryebashkiaku Bakhtiari, duke treguar skeletet e makinave të mbuluara nga hiri dhe të rreshtuara përballë komisariatit.”
Përgjatë javës së kaluar Franca u pushtua nga protestat që sollën shkatërrime në qytete ndërsa numri i të arrestuarve të enjten arriti në 2300. Gjyshja e të riut Nahel M, bëri thirrje dje për qetësimin e protestave ndërsa familjarë të tij apeluan për ndryshimin e ligjit për përdorimin e forcës dhe të armëve nga policia.