Rritja ekonomike ishte 2.72% në tremujorin e parë të vitit. Kështu bëri me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat. Në 5 muajt e parë të vitit 2023 inflacioni 5.8%, tha ministrja peshën më të madhe e kanë ushqimet
Rritja ekonomike ishte 2.72% në tremujorin e parë të vitit. Kështu bëri me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat. Në 5 muajt e parë të vitit 2023 inflacioni 5.8%, tha ministrja peshën më të madhe e kanë ushqimet. Rritja u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve.
‘Për tre mujorin e parë të vitit 2023, rritja ekonomike në vend ishte me 2.72%. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%.' - tha ministrja, Delina Ibrahimaj.
Ministrja u shpreh se ka pasur një ecuri mjaft pozitive në sektorin e turizmit për vitin 2023.
"Janë 2.4 milionë qytetarë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në 5 mujorin e fundit. Numri i shtetasve të huaj të futur në Shqipëri është rritur me 42.5 %. 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Kjo tregon se politikat tonë për nxitjen e sektorit të turizmit kanë pasur efektin e duhur dhe numri i turistëve është rritur jo vetëm në sezonin veror por ka nisur të jetë dukuri e shpërndarë gjithë vitin. Qarkullimi vjetor në sektorin e turizimit për 5 mujorin e 2023 ka rezultuar në rritje me 10.7% dhe të punësuarit janë rritur me 11.5%. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitivë.’- tha ministrja.
Shqetësim mbetet forcimi i lekut ndaj euros ndërsa niveli i papunësësi në 3 mujorin e parë është 10.9 %, ndërsa borxhi publik shënoi nivelin 63.27%.
Lajmi në përditësim...