Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Selman. Sipas raportimeve është përplasur një autokombanje me një kamion. Si pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve përgjatë 1 kilometër rrugë.

 

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar.

 

Në vendngjarje ndodhet Policia e Qarkullimit dhe ajo e Rendit pasi është krijuar kaos në trafik në të dyja kahet e rrugës.